Daku dhe Mehmeti kontribuojnë për fitoret, Gjimshiti e nis nga stoli tek Atalanta

Pas angazhimit me kombëtaren, legjionarët kuqezi kanë dhënë kontributin e tyre në fushë për klubet. Balliu, Mersinaj, Mitaj, Aliji, Laçi, Bare, Seferi dhe Hoxha janë aktivizuar si titullarë.

Në La Liga këtë fundjavë nga minuta e parë ka luajtur vetëm Ivan Balliu. Mbrojtësi kuqezi bëri një paraqitje të mirë në barazimin pa gola të Rayo Vallecano në tranfertë ndaj Celta Vigon.

Në kampionatin italian, Berat Gjimishiti dha kontributin e tij si zëvendësues në fitoren 3-0 të Atalantës ndaj Napolit.

Mirlind Daku shkëlqeu me skuadrën e tij Rubin Kazan. Sulmuesi kuqezi shënoi gol dhe dha një asist në takimin ndaj Akhmat Grozny të fituar 2-1.

Rrugën e rrjetës e gjeti edhe Anis Mehmeti, i cili shënoi golin e vetëm të sfidës në fitoren e Bristol City ndaj Leicester. Sulmuesi kuqezi realizoi një gol me tepër vlera duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Klan News