Selena

Familjarë, miq dhe fansa kanë përkujtuar 20 – vjetorin e ndarjes nga jeta të këngëtares amerikano – latine Selena Quintanilla – Perez, e njohur me emrin e artit si Selena.

E vrarë tragjikisht në moshën 24 – vjeçare në vitin 1995 nga Yolanda Saldivar, mikeshë dhe ish – punonjëse e saj, vdekja e Selenës është krahasuar me atë të personazheve të tjerë të rëndësishëm të botës së muzikës si John Lennon, Elvis Presley apo dhe me vrasjen e Presidentin Amerikan John F. Kennedy.

Selena nuk ishte vetëm një këngëtare e suksesshme, por edhe një aktore e stiliste e cila ishte në hapat e para të një karriere mjaft premtuese.

Në nder të saj në vitin 1997, Warner Bros. realizoi filmin mbi jetën dhe karrierën e këngëtares së ndjerë, interpretuar nga këngëtarja dhe aktorja e famshme Jennifer Lopez.

Në vitin 2012, Selena numëronte mbi 20 milionë albume muzikore të shitura në të gjithë botën.

/tvklan.al