Sherri në një pikë bastesh, mesnatën e kaluar në zonën e Kinostudios përfundoi me tre të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë. Dy vëllezërit Rivelino dhe Juxhin Mumajesi, si dhe Ibrahim Durollari u qëlluan me pistoletë nga persona ende të paidentifikuar. Policia gjeti në vendngjarje 9 gëzhoja.

23 janë të shoqëruarit, ndërsa pritet përmirësimi i gjendjes shëndetësore së të plagosurve për të marrë deponimet e tyre. Grupi hetimor nuk ka arritur të gjejë filmimet e kamerave të sigurisë, pasi serveri qendror ishte dëmtuar. Për këtë, blutë arrestuan 29-vjeçarin Ervis Bano, i cili ka penguar hetimet.

Policia është duke hetuar në disa pista, por kryesorja është ajo e prishjes së pazareve të drogës dhe lufta për territor mes dy grupeve. Hetuesit sqarojnë se të plagosurit, para disa ditësh kanë bërë një sherr me dy persona, të cilët dyshohet se mund të jenë autorët. Rivelino Mumajesi, Juxhin Mumajesi, si dhe Ibrahim Durollari janë të skeduar nga policia si persona merren me shitjen dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.

Tv Klan