Një 19-vjeçare nga një fshat i Korçës është njohur me një 25-vjeçar. Çifti ka vendosur të fejohet dhe brenda tre muajsh edhe të martohet, pasi prindërit e vajzës ishin fanatikë.

Siç raporton gazetarja e “Aldo Morning Show”, pas martese çifti ka emigruar në Greqi dhe aty kanë filluar problemet. Pasi vajza ka mbetur shtatzënë, i riu ka filluar ta dhunojë, sepse ishte përdorues droge.

“Një 19-vjeçare nga një fshat i Korçës është njohur me një 25-vjeçar të cilin tezja e saj e kishte komshi. Por prindërit e saj ishin shumë fanatikë dhe kjo ka bërë që vajza të mos e njohë shumë djalin dhe të fejohet. Për 2-3 muaj ata janë martuar dhe kanë emigruar për në Greqi. Në fillim djali sillej mirë dhe pasi ajo ngeli shtatzënë, ai ka filluar të ushtrojë dhunë ndaj saj pasi ishte përdorues droge. Vajzës vetëm pak kohë më parë i kishte vdekur babai, të cilin ajo e shikonte në ëndërr sikur i thoshte të ndahej nga burri. Dhe kështu ka bërë dhe vajza, e ka lënë në gjumë 25-vjeçarin dhe është kthyer në Shqipëri”,

raportoi gazetarja.

/tvklan.al