Një studente 21 vjeç nga Anglia është dhunuar fizikisht nga 3 vajza në një lokal në qendër të Sienës natën e shkuar.

E reja gjendej në shoqërinë e një shoku, kur një shqiptare 25-vjeç emri i së cilës nuk është bërë i ditur, sëbashku me një italiane dhe një braziliane, përkatësisht 28 vjeç, iu afruan dhe e shtrinë në tokë duke e tërhequr nga flokët e më pas vazhduan ta godisnin me shkelma dhe grushta.

Sipas policisë është bërë e ditur se shkak për këtë ngjarje ishte bërë një konflikt që vajzat kishin patur midis tyre.

21-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital për t’u mjekuar dhe iu dha 5 ditë regjim shtrati. Ky rast dhune u raportua dhe 3 vajzat që ushtruan dhunë mbi anglezen do të gjykohen nga autoritetet gjyqësore./tvklan.al