Katërshja e Ballkanit. Kryeministrat e Greqisë, Bullgarisë e Rumanisë dhe presidenti serb, u takuan për herë të dytë zyrtarisht në një grup që do të duhej të ndihmonte Ballkanin. Kryesisht projekte infrastrukture për të lidhur këto vende dhe për të rritur shkëmbimin tregtar. Liderët e tri vendeve të BE-së kanë thënë se Serbia gjithmonë ka qenë pjesë e Evropës dhe do ta ndihmojnë në integrim. 

“Serbia është në rrugën e saj drejt BE-së. Këtë ia them edhe Vlladimir Putin në Rusi dhe të gjithëve. Por, Serbia dëshiron të jetë neutrale ushtarakisht duke ndërtuar një ushtri të fuqishme, por pa qëllime për të sulmuar askënd.  Serbia ka qenë e sulmuar në vitin 1999 dhe është në situatë tjetër edhe për shkak të pasojave të rënda politike të vitit 2008. Serbisë disa i mbajnë leksione, por ne nuk harrojmë si ndikuan ta marrin një pjesë tonën”, tha Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç.

Bullgaria kryesimin e BE-së e konsideron një presidencë për Ballkanin dhe rast për këto vende. Kurse sa i përket vendeve jashtë këtij takimi, kryeministri grek, Alexis Tsipras, tha se për Shkupin mund të ketë zgjidhje vitin e ardhshëm nëse qeveria atje është e gatshme. 

“Ne besojmë se BE do të duhej ta përmirësoj së shpejti gabimin e madh që ka rrënjë në atë se si Evropa është sjellë ndaj Ballkanit deri tani. Ballkani ka qenë një zonë e rrezikshme. Serbia nuk mund të jetë më jashtë familjes evropiane”, tha Cipras.

Katër liderët thanë se Ballkani alternativë të vetme megjithatë ka Bashkimin Evropian. 

Tv Klan