Të tjera kilogramë me drogë janë bllokuar nga policia, në Shkodër. Në pranga ka përfunduar 49-vjeçari Ndue Lalaj.

Policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Dom Pukë, në afërsi të banesës së tij u konstatua 1 ambient i improvizuar.

Në brendësi u gjetën 41 kg kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Droga ishte ndarë në thasë të mëdhenj dhe gati për shitje. /tvklan.al