Protestat e opozitës do të ketë vëmendje të veçantë nga Policia.  4 mijë efektivë të saj do të jenë në gatishmëri për garantimin e rendit dhe sigurisë.

Plani i masave përfshin edhe 1 mijë efektivë të Gardës së Republikës.

Burimet thonë se pritet të jenë të planizuar rreth 40 për qind e efektivëve të komisariateve të rretheve.

Po kështu, efektivë të RENEA-s, FNSH-së së Tiranës, Shkodrës, Fierit, dhe Delta në Vlorë, do të instalohen pranë institucioneve të Rëndësishme.

Policia nuk ka dhënë zyrtarisht detaje për masat, por Televizioni Klan mësoi se në instruksionet e dhëna gjatë kësaj të premteje, të gjithë efektivët e policisë janë urdhëruar të jenë të pajisur vetëm me shkopinj gome dhe pranga.

Efektivët e Gardës, pritet të vendosen kryesisht brenda institucioneve të rëndësisë së veçantë që kanë si detyrim për të ruajtur.

Në rast të incidenteve të mundshme apo përplasjeje mes policisë dhe protestuesve, mjetet e posaçme dhe njësitë speciale janë parashikuar të futen në veprim. /Tv Klan