Ndeshja ndaj Uolvs do të jetë e fundit për Jurgen Klopp në stolin e Liverpoolit.

Gjermani përfundon një rrugëtim plot shkëlqim, ku fitoi shtatë trofe të rëndësishëm me të kuqtë dhe i udhëhoqi ata tri herë në finalen e Ligës së Kampioneve.

Por në këtë rrugëtim 9 vjeçar, ka pesë momente vendimtare të tij.

Në sezonin e tij të parë, në 2016, Liverpuli shkoi në finalen e Ligës së Europës, ku u mund nga Sevija.

Por në çerekfinale gjermani u përball me ish-ekipin e tij, Borusia Dortmund, duke fituar 5-4 me rezultatin e përgjithshëm, pasi arriti një fitore të madhe në shtëpi.

Në 2019, në “Enfild Road”, Liverpuli realizoi një përmbysje të madhe ndaj Barcelonës, që i kishte mundur në “Kamp Nou”  3-0. Të kuqtë fituan me poker golash.

Në 2019, Liverpooli fitoi Ligën e Kampioneve për herë të 6 në histori. Në Madrid të kuqtë mundën Totenhemin 2-0.

Një vit më pas, Klop udhëhoqi Liverpulin drejt fitimit të titullit kampionë në Premier Ligë, pas 30 viteve.

Në vitin e tij të fundit, Klopp fitoi me të kuqtë Lig Kap, ndërsa dështoi në fund në garën për titullin kampion, si edhe në FA Cup.

Klan News