aksident

Një fëmijë 4 vjeç humbi jetën pasditen e djeshme në një aksident tragjik në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja ndodhi në lagjen “Fahri Ramadani” dhe i mituri me iniciale F.SH. është goditur nga një automjet kur ka tentuar të kalojë rrugën.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën dot ta shpëtonin.

Po sot në mëngjes, 5 persona u plagosen nga një aksident rrugor në dalje të qytetit të Lezhës.

Dy prej të plagosurve janë fëmijë.

Policia ka shoqëruar në polici drejtuesin 26- vjeçar të një prej mjeteve deri në zbardhjen e ngjarjes.

Tv Klan