Mungojnë Hysaj, Cikalleshi, Roshi dhe Balaj

5 emra të rinj në Kombëtare janë thirrur nga Edoardo Reja. Portieri Marko Molla, mbrojtësit Jon Mersinaj e Albi Doka, mesfushorët Enis Çokaj e Sherif Kallaku janë përfshirë në listën Shqipërisë për ndeshjet e muajit Tetor.

Kuqezinjtë do të luajnë miqësoren me Armeninë dhe ndeshjet zyrtar me Kazakistanin dhe Lituaninë të vlefshme Ligën e Kombeve. Sipas trajneri Reja të rinjtë që do të grumbullohen vlejnë për synimin që ka Kombëtarja që të kualifikohet në finalet e Euro 2024.

Duke marrë në konsideratë planin e federatës për vitin 2024 për sa i përket Europianit. Nuk heqim mundësinë për kualifikimin në Kupën e Botës 2022, por kur firmosa synimi ishte për finalet e Euro 2024. Janë të gjithë lojtarë që janë të rinj dhe unë duhet t’i përfshi pak nga pak për të qenë gati në 2024. Nëse nuk i jap mundësinë të luajnë atëherë nuk do ta kuptoj sa vlejnë, të paktën t’i aktivizoj në miqësore”, tha ai.

Mungesat e disa titullarëve i justifikoi me problemet që ka me pezullimet për kartonë, pandeminë, lëndimet apo forma fizike. Në këtë listë nuk ka asnjë futbollist nga kampionati shqiptar.

“Unë jam vazhdimisht në kontakt me klubet që nuk duan t’i dërgojnë lojtarët në zonat e kuqe për shkak të pandemisë, pasi ka rrezik. Nga Napoli më thanë që mos të marr Hysajn për shkak të situatës së Covid-19. Roshi është i dëmtuar, Cikalleshi nuk është në formë, ndërsa Balajn e njoh. Ka vende disa që i detyrojnë futbollistët të bëjnë karantinë. Unë kam thirrur 29 lojtarë, por të shikojmë sa do të vijnë dhe të hënën të bëjmë llogaritë”, tha Reja.

Trajneri Reja foli edhe për synimet në dy ndeshjet e Ligës së Kombeve.

“Ne duhet të shkojmë atje të luajmë të paktën të fitojmë njërën dhe mos të humbasin tjetrën, por rëndësishme është të paraqitemi në fushë me intensitetin e duhur”, tha ai.

Shqipëria do ta nisë me miqësoren me Armeninë më 7 Tetor në Jerevan e më pas me takimet e Ligës së Kombeve po në transfertë me Kazakistanin më 11 tetor dhe Lituaninë më 14 tetor.

Tv Klan