Në të gjithë Evropën pati festime me rastin e 50-vjetorit të fitores historike të grupit të njohur ABBA në Eurovizion në 1974 .

Një audio e regjistruar e mega hitit të grupit suedez, i luajtur nga Benny Andersson, u interpretua nga pianot e mëdha që luanin vetë në të njëjtën kohë, në qytetet e Stokholmit, Londrës, Berlinit dhe Varshavës.
Në kryeytetin suedez fansat u mblodhën për të blerë sende dhe relike të ABBA-ve.

Pasagjerët që udhëtonin nëpër stacionin “Waterloo” u befasuan me një performancë të frymëzuar nga ABBA të “Waterloo” nga një kor prej 20 personash. “Është pak marramendëse dhe thellësisht përulëse të mendosh se miliona prej jush që na panë për herë të parë në finalen e Eurovizionit 1974, ia kanë kaluar muzikën tonë jo vetëm një brezi, por disa“-thuhet në një deklaratë të lëshuar nga ABBA e cila komenton këtë rast të veçantë.

Është përfolur gjatë nga mediat se mund të kishte një ribashkim të grupit në Eurovizionin e këtij viti pasi vitin e kaluar Suedia triumfoi, por e gjitha kjo mbetet për t’u parë.

Klan News