Një 53-vjeçare në Shëngjin ka denoncuar në polici se persona të paidentifikuar i kanë thyer me gure xhamin e banesës dhe i kanë dëmtuar derën gjatë orëve të natës.

Gruaja me iniciale R.P. ka qenë në banesë kur ka ndodhur ngjarja. Policia thotë se 53-vjeçarja jeton e vetme, ndërsa nuk ka pësuar asnjë lëndim.

Personat e paidentifikuar u larguan menjëherë pasi i dëmtuan shtëpinë. Policia ka nisur hetimet për të identifikuar dhe arrestuar autorët. /

tvklan.al