Një 55-vjeçar në Kamëz ka humbur jetën pasi u asfiksua brenda pusit.

Policia e Tiranës thotë se u njoftuan përmes një telefonate, se në rrugën e “Varrezave” një person kishte vdekur në pus.

Viktima është 55-vjeçari me inicialet V.P. Sipas verifikimeve paraprake, rezulton se viktima humbi jetën pasi u asfiksua. Familjarët e tij thonë se 55-vjeçari kishte hyrë në pus për ta pastruar, por më pas nuk ishte mbushur dot me ajër.

Grupi hetimor po vazhdon punën për zbulimin e plotë të rrethanavetë ngjarjes.

/tvklan.al