Një 59-vjeçar i ka marrë me anë të mashtrimit 300 mijë lekë të vjetra një gruaje të ve në Tiranë.

Sipas gazetares së “Aldo Morning Show”, ai është paraqitur në familjen e saj si një i interesuar për t’u martuar me të dhe më pas e ka manipuluar. Gazetarja tha se ata që e njohin 59-vjeçarin e dinë se mashtrimi është profesion për të.

“Një 59-vjeçar ka arritur të marrë me anë të mashtrimit një shumë prej 300 mijë lekësh një zonje këtu në Tiranë. Ai është paraqitur në familjen e saj si një i interesuar për t’u martuar me të pasi ajo ishte e ve. Nuk dihet se si e ka manipuluar që i ka marrë paratë, por ata që e njohin  e dinë se mashtrimi është profesion për të”,

tha gazetarja.

/tvklan.al