Të prekurit nga sëmundjet kancerogjene vazhdojnë të rriten nga viti në vit. Mbi 6000 raste të reja janë zbuluar vetëm në 2018. Kanceri i gjirit dhe ai i mushkërive zënë peshën kryesore të sëmundshmërisë, por vdekshmëria është më e lartë tek personat e prekur në rrugët e frymëmarrjes.

Në analizën e shkaqeve, specialistët e ISHP rendisin duhanpirjen në plan të parë, por edhe ndotja e ajrit nuk mbetet pas.

Sa i perket moshës, 15%  e të prekurve janë 35-44 vjeç, 26,7%  45 deri ne 54 vjeç dhe 22%  55-64 vjeç. Për të mbajtur nën kontroll dhe frenuar rritjen e kancerit, ekspertët kërkojnë uljen e nivelit të duhanpirjes dhe ndotjen e ajrit si dhe rritjen e kontrolli mbi sigurinë ushqimore.

Tv Klan