Supermarketet të ofrojnë komoditetin që të blesh thuajse çdo gjë, nga produktet ushqimore deri tek ato të bukurisë, duke kursyer kështu kohë.

Por teksa mund të jeni duke kursyer kohën, pa e ditur po shpenzoni më shumë para. Kështu shprehet ekspertja e kursimeve Andera Woroch.

Sipas saj, ekzistojnë 6 produkte që nuk duhet t’i blini kurrë në supermarket, sepse përfundoni duke paguar gati deri në 100 përqind Tatimin mbi Vlerën e Shtuar.

Erëzat – Kanë TVSH tepër të lartë dhe nuk janë thuajse kurrë me ulje.

Bateritë – Nëse i blini në një vend tjetër, një dyqan që shet enkas pajisje të tilla, kurseni mbi 50 përqind.

Produktet e bukurisë – I gjeni shumë më lirë në dyqanet e kozmetikës, sesa në supermarket.

Zarzavatet e parapërgatitura – Mesiguri e keni vënë re se zarzavatet e parapërgatitura mund të kushtojnë pak më shumë, por në disa raste mund të jenë deri në 3 – fish më të shtrenjta. Blijini në treg, ku janë më të lira e më të freskëta.

Mish i parapërgatitur – Nuk ka shijen e mishit të freskët dhe kushton shumë më shumë.

Patatina e popcorn – Nëse vendosni t’i merrni në supermarket, të paktën blijini me paketime të mëdha, pasi nëse merrni të voglat do t’ju kushtojë më shumë ambalazhi./tvklan.al