Të gjithë e dimë se ata që kanë qenë nxënës të mirë në shkollë, jo domosdoshmërisht janë më inteligjentë dhe kjo e fundit vjen në forma të ndryshme. Mesiguri ju ka rastisur të njihni dikë të shkolluar, por që i mungon inteligjenca emocionale.

E teksa një person mund të jetë më i mprehtë me numrat, a e bën kjo më të zgjuar se një poliglot?

Prej kohësh, shkencëtarët janë përpjekur të zbulojnë njëherë e mirë cilat janë shenjat e inteligjencës dhe studime të ndryshme kanë arritur në disa konkluzione.

Këto janë 7 prej cilësive, të mbështetura edhe nga shkenca, që tregojnë se një person është inteligjent.

Janë përtacë – Një studim i kohëve të fundit zbuloi se njerëzit tepër inteligjentë mërziten shumë më shpejt dhe janë pikërisht këta që kanë gjasë të jenë më pak aktivë, sepse janë më të lumtur kur shpenzojnë kohë duke menduar.

Mësojnë nga gabimet –Ata që janë më të zgjuar se mesatarja, zakonisht janë më të hapur për të pranuar dështimet e tyre dhe të mësojnë prej tyre.

Shajnë shumë – Në vend se të jenë fjalë pak, njerëzit inteligjentë kanë tendencën të shfryjnë e të përdorin edhe fjalor deri diku të papërshtatshëm.

Qëndrojnë zgjuar deri vonë – Sipas një studimi të publikuar në

Psychology Today,

fëmijët më inteligjentë kanë tendencën të qëndrojnë zgjuar deri vonë.

Lexojnë shumë – Të lexuarit nuk është vetëm një mënyrë për të zgjeruar dijen, por studime kanë treguar se është një mënyrë e mirë për të rritur fuksionin e kujtesës, aftësive komunikuese dhe fokusit.

U shijon humori i zi – Ata që qeshin me batuta rreth vdekjes, sëmundjes apo shembuj të tjerë të ngjashëm, të njohur me termin “humor i zi”, mund të jenë më inteligjentë së të tjerët, sipas një studimi të realizuar në fillim të këtij viti.

Konsumojnë alkool – Një studim i realizuar në 2012 –ën gjeti se personat me inteligjencë të lartë kishin më shumë gjasë të përdorimin alkool apo substancave të tjera të ndaluara, pavarësisht rrezikut./tvklan.al