Mjaftojnë 8 minuta nervozizmi shpërthyes për të rritur rrezikun e një ataku kardiak. Madje edhe thjesht kujtimi i një ndodhie që na ka shkaktuar zemërim dhe irritim, ndikon dhe mund të dëmtojë muret e enëve të gjakut. Dhe mes gjithë gjendjeve emocionale të forta, shpërthimi zemërues, trishtimi apo ankthi ulin ndjeshëm funksionalitetin e qarkullimit të gjakut.

Grupi kërkimor ka vërtetuar nëpërmjet monitorimit të organizmit në gjendje emocionale, dhe ajo e irritimit shpëthyes shënonte një rënie të lartë të kapacietit të zgjerimit të enëve të gjakut, gjë që zgjaste rreth 40 minuta. Episode të përsëritura të emocioneve negative mund të ndikojnë në fiziologjinë kardiovaskulare, duke vonuar ripërtëritjen dhe duke krjiuar dëme të parikuperueshme.

Klan News