Një nënë e dëshpëruar ka kërkuar ndihmë për vajzën e saj 9-vjeçare, e cila tështin rreth 8000 herë në ditë. Mjekët janë habitur nga kjo gjendje që zakonisht vjen si pasojë e të ftohtit ose alergjisë.

I vetmi moment kur 9-vjeçarja Ira Saxena nuk tështin është kur ajo fle gjumë. Por, menjëherë pasi ajo zgjohet fillon i njëjti avaz i përditshëm. Kjo gjë e ka penguar shumë vajzën për të shkuar në shkollë,  dhe nëna e saj është detyruar t’ia ndërpresë asaj shkollën deri sa të gjendet një zgjidhje për të.

vajza

Kjo e fundit e ka dërguar tek një specialist në një klinikë private, por deri më tani askush nuk ka qenë në gjendje për të diagnostikuar sëmundjen apo për ta parandaluar atë. Nëna tha se kjo gjendje e vajzës së saj ishte shfaqur 3 javë më parë , fillimisht më ngadalë por më pas u përkeqësua me ritme të shpejta./tvklan.al