presidenti-nishani-dekorim-leskaj

Me rastin e 90 – vjetorit të krijimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekoruar me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, kryetarin Bujar Leskaj për vizioni e treguar në krye të këtij institucioni.

Sipas, Nishanit nën drejtimin e Leskajt, Kontrolli i Lartë i Shtetit po shndërrohet në një institucion me standarde europiane.

Bujar Leskaj, shprehu bindjen se institucioni që drejton do të përmbyshë detyrimet kushtetuese në mbrojtje të interesit publik.

Presidenti Nishani ka dekoruar me titullin “Për Merita të Veçanta” edhe Presidentin e Gjykatës Europiane të Audituesve, Victor Emanuel Da Silva Caldeira, për ndihmesën dhe kontributin e dhënë në modernizimin e institucionit të Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Tv Klan