Regjistrimi i popullsisë në bazë të etnisë dhe fesë

Debatet e regjistrimit të popollsisë kanë përfshirë disa palë të interesuara për këtë proces, por mbi të gjitha edhe vetë qytetarët, të cilët janë bërë pjesë e debateve në forumet formale apo informale.

Nismën e qeverisë për të kryer regjistrimin e popullsisë në bazë etnike dhe fetare, disa politikanë e konsideruan si të panevojshëm, i cili shpesh herë nxiste dhe rivalitete fetare apo rritje fiktive të numrit të minoriteteve.

Nga ana tjetër, ministri i Inovacionit, Genc Pollo, i cili u ngarkua drejtpërdrejtë për të punuar për këtë proces nga kryeministri Berisha, e konsideroi të domosdoshëm.

Ky regjistrim do të kryhej edhe me asistencën profesionale nga INSTAT, ekspertë të BE, si dhe nga njësi të tjera ndërkombëtare. Projekti për regjistrimin e popullsisë ka një kosto prej 15 milionë Eurosh, por ai ka vlera akoma më të mëdha sa i përket mikroorganizimit të politikave sa më të mira qeverisëse, bëjnë me dije zyrtarët.

Por projekti që duhet të niste në muajin Prill, do të shtyhet për në vjeshtë, pasi përkonte në një kohë kur pushteti vendor është i angazhuar me zgjedhjet lokale. Afrimi i afatit të paracaktuar për nisjen e punimeve shkaktoi një reaksion të gjerë në publik, media dhe disa institucione si Këshilli i Lartë i Drejtësisë.

Përveç kundërshtimit të deklarimit të fesë dhe etnisë, nënkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu ndërmori një fushatë të denoncimit të parregullsive në proceset gjyqësore, përmes të cilave rreth 2000 shqiptarë kishin ndërruar kombësinë shqiptare në atë greke. Ndryshimi i kombësisë sipas Spahiut, ësjtë kryer duke shkelur ligjin dhe duke krijuar në mënyrë fiktive rritjen e numrit të minoritit grek në Shqipëri.

Për të diskutuar mbi çështjen e regjistrimit të popullsisë në bazë të etnisë dhe fesë, në emisionin “Opinion” ishin të ftuar pedagogia Iris Luarasi, historiani Pëllumb Xhufi, nëkryetari i KLD, Kreshnik Spahiu, kreun i PBDNJ, Vangjel Dule, gazetari Orfeo Beci dhe analisti Fatos Lubonja./tvklan.al