Dog

Nëse jeni të shqetësuar se qeni juaj nuk e ka mendjen tek ato që po i thoni, thjeshtë shihni se ku është përqendruar shikimi i tij.

Qentë vështrojnë në anën e djathtë kur njohin komandat e një njeriu familjar për ta sepse procesojnë tingullin në një pjesë specifike të trurit të tyrë që i kujton ata se ai tingull është i rëndësishëm.

Shkencëtarët në Universitetin e Sussex të Britanisë zbuluan se qentë i përgjigjen të folurit thuajse njësoj si njerëzit, duke procesuar tingujt që njohin në hemisferën e majtë të trurit.

E kundërta ndodh me fjalët apo zhurmat që nuk i njohin, të cilat procesohen në anën e djathtë të trurit.

Megjithatë për shkak të një sinjali elektrik në tru, nëse një qen kthehet në të djathtë do të thotë se ana e tij e majtë e trurit po proceson fjalët dhe vice versa.

Duke folur për gazetarën britanike Telegraph, Victori Ratcliffe, pjesë e këtij studimi tha se rezultatet mbështesin idenë që kafshët kuptojnë jo vetën kujt dhe si ia themi gjërat por edhe çfarë themi.

Shkencëtarët besojnë se aftësia e qenëve për të procesuar një komandë të njohur në një pjesë specifike të trurit mund të ketë evoluar si pasojë e gjuhës së njeriut. /E.K