Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule është një prej politikanëve të opozitës që dorëzoi mandatin e deputetit. Mbrëmjen e sotme, i ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan, Dule deklaroi se nuk është penduar që dorëzoi mandatin, madje shtoi se prej një viti nuk ka kërkuar të marrë fjalën në Parlament, sepse sipas tij, “

fjala në atë institucion ka humbur peshën”.

Dule po ashtu u shpreh se do të preferonte që ta cilësojnë qytetar dhe jo të prezantohet si ish-deputet.

“Aspak. Do doja që në prezantim të mos më quanit ish-deputet, por qytetar i lirë. Për rreth 12 muaj unë nuk kërkova të marr fjalën sepse në atë institucion fjala kishte humbur peshën. Dhe populli thotë ‘kur fjala humb peshën, kurseje’. Nuk jam bërë pishman.

Për momentin pa mbaruar sfida aktuale nuk e kam menduar të tërhiqem. Më përpara e kam menduar tërheqjen, por në këto kushte jo”,

tha Vangjel Dule.

/tvklan.al