Edhe pse ka hyrë stina e bollëkut në prodhimin e fruta-perimeve, çmimet e tyre janë të larta në mënyrë të palogjikshme. Sipas ekspertit të fushës, Vjoldi Danaj, nëse domatja shitet nga fermeri me 40 lekë/kg, duhet të mbërrijë te konsumatori me çmim jo më shumë se 80 lekë/kg. Por në fakt, emisioni “Stop” në Tv Klan e gjeti me 200 lekë për kg.

Ndalesa e parë ishte tregu i Kasharit.

Stop: Sa është domatja?

Tregtari furnizues: 80 lekë!

Stop: Sa?

Tregtari furnizues: 8!

Stop: Sa shitet në dyqan kjo, nëse e blej kaq?

Tregtari furnizues: 120 lekë/kg. 50 lekë boll i ke.

Stop: Po ti sa fiton?

Tregtari furnizues: Unë fitoj 60 lekë/kg.

Në pikat e shitjes në Tiranë, diferencimi në çmim është i dukshëm.

Stop: Sa është domatja?

Shitësi: 200 lekë!

Stop: Sa është domatja?

Shitësi: Domatja, 200 lekë!

Stop: Pink Rose është kjo?

Shitësi: Po, Rose.

Stop: Pink Rock?

Shitësi: 140!

Stop: Po domatja rozë?

Shitësi: 150!

Qershia e shitur nga fermeri 250-300 lekë, u ble nga konsumatori me mbi 900 lekë/kg. Vëzhgimin është kryer përgjatë një dite në tregun  e Lushnjës, aty ku fermeri-prodhues ia shet produktin e stinës tregtarit të grumbullimit ose furnizuesit të pikave të shitjes në Tiranë.

Stop: Sa është sallatori?

Tregtari i Lushnjës: 50 lekë!

Stop: Sallatori?

Shitësi Tiranë: 120!

Stop: Me sa janë specat?

Tregtari i Lushnjës: Me 70!

Shitësi në Tiranë150!

Tregtari i Lushnjës: 250!

Stop: Sa është qershia?

Tregtari i Lushnjës: 300!

Stop: Qershitë?

Shitësi në Tiranë: Me 900 lekë kg.

Stop: Sa është qershia?

Shitësi në Tiranë: 1000 lekë!/tvklan.al