22 kilogramë kanabis janë sekuestruar nga policia e Lezhës, ndërsa në pranga kanë përfunduar 3 persona.

Në operacionin e koduar “Acari” u arrestuan; Fatmir Gjoka, 30 – vjeç, banues në Rreshen, Alfons Gjoka, 46 – vjeç, banues në Tiranë dhe Preng Pjetri, 39 – vjeç, banues në Mirditë.

Këta 3 persona, sipas policisë, në aksin e vjetër rrugor Lezhë – Milot, në vendin e quajtur Pllanë u kapën në flagrancë me automjetin e tyre tip Benz me targë DR 3609 E, ku kishin të fshehur në 4 thasë sasinë e drogës./tvklan.al