Gjykata Kushtetuese ka vendosur të rrëzojë kërkesën e Partisë Demokratike, e cila iu drejtua për të kërkuar shfuqizimin e ligjit për administrimin e parkut kombëtar të Butrintit.

Shumica e gjyqtarëve kushtetues që kanë votuar për ta rrëzuar kërkesën, vlerësojnë se pavarësisht se fondacioni i krijuar nga Ministria e Kulturës dhe Fondi Amerikan i Zhvillimit merr kompetencat e menaxhimit të Parkut të Butrintit, shteti do të vijojë të ruajë atributet e tij sovrane sa kohë që ka pronësinë mbi këtë territor.

Ndërsa e ka shqyrtuar në themel këtë pretendim, për cenim të identitetit kombëtar dhe trashëgimisë kulturore, gjykata ka vendosur t’i cilësojë jashtë juridiksionit të saj disa pretendime të tjera. Një prej tyre ishte dhe pretendimi për cenimin e parimit të ligjshmërisë për shkak se Fondit Amerikan i është dhënë statusi i partnerit strategjik me akt nënligjore.

Sipas gjykatës në formën e miratuar marrëveshja nuk e pengon auditimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit për fonde publike që do të investohet në Butrint.

Tv Klan