affleck-garner

Vetën një ditë pasi mediat raportuan se Ben Affleck dhe Jennifer Garner janë duke u divorcuar, ata janë shfaqur krah njëri – tjetrit.

Çifti, bashkë që prej vitit 2005, u fotografuan rrugëve të Santa Monica, sëbashku me dy vajzat e tyre.

Zërat për probleme në martesën e dy aktorëve të njohur, dolën pasi prej disa javësh ata nuk ishin parë bashkë.

Por siç shihet edhe nga fotot e publikuara ng britanikja Dailymail, gjithçka mbetet në kuadrin e thashethemeve.

Garner e Affleck kanë 3 fëmijë dhe konsiderohen si një prej çifteve më të dashuruar në Hollywood./tvaklan.al