Ka ndërruar jetë në spitalin e qytetit të Elbasanit një nga 5 të plagosurit e aksidentit të sotëm në aksin rrugor Cërrik- Gostimë në afërsi të fshatit Shtërmen.

 20- vjeçarja Kamela Hoxha, nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në spital.

Paraditen e së dielës automjet tip “Volkswagen ” që drejtohej nga një 24 vjeçar u përplas më një automjet tip Ford që drejtohej nga 58-vjecari N.H banues në Cërrik.

Si pasojë janë aksidentuar 5 persona, të cilët janë transportuar në Spitalin Kirurgjik Elbasan, por 20-vjeçarja nuk ka mundur të jetojë.

Nuk dihen shkaqet e aksidentit, por dyshohet se drejtueist e automjetevë kanë humbur kontrollin si pasojë e lagështisë në rrugë./tvklan.al