Një aksident me pasojë vdekjen e një kalimtare ka ndodhur në kryeqytet. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:55, në afërsi të një qendre tregtare në zonën e lundrës.

Sipas policisë një automjet, shërbim taksi,  tip “Mercedes Benz”, me targë AC632 T , nën drejtimin e  Zyber Dushku ka aksidentuar për vdekje shtetasen Sanije. B, 49 vjeç.

Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.  Paraprakisht dyshohet se shkak të jetë bërë kalimi i rrugës jo në vendin e përcaktuar nga ana e 70-vjeçares . /TV KLAN

taxi 2