Një vajzë e re humbi jetën mesnatën e të mërkurës, ndërsa tre persona të tjerë u plagosën nga përplasja e dy mjeteve në kryqëzimin e Laprakës.

Pamjet që shihni i përkasin momentit të përplasjes së dy mjeteve, në orën 00:36 minuta të datës 5 Janar në rrugën “Dritan Hoxha”. Pas përplasjes, shihet se si kalimtarë të rastit, vrapojnë për të ndihmuar, të dëmtuarit. Momentet pas aksidentit tragjik janë regjistruar edhe nga kjo kamera amatore.

Nga përplasja humbi jetën Xhenis Trebeshina, 28 – vjeçe, si dhe mbeti e plagosur Flavia Furriku, të dyja pasagjere në mjetin fuoristradë “Jeep Cheroke”, që drejtohej nga Ervin Bixhi. Edhe ky mbeti i plagosur, por është arrestuar nga policia pasi akuzohet se drejtonte automjetin në gjendje të dehur.

I plagosur mbeti edhe Gjergj Koliqi, 42 – vjeç, oficer policie në Tiranë, i cili udhëtonte me një furiostradë tjetër të përfshirë në aksident. Banorë të zonës rrëfejnë se përplasja ishte e fuqishme.

Nga hetimet paraprake kanë konfirmuar se mjeti i drejtuar nga Ervin Bixhi ka qenë duke udhëtuar nga Zogu i Zi, me drejtim lëvizjeje për në sheshin “Shqiponja”. 26 – vjeçari i arrestuar nuk ka respektuar semaforin në kryqëzim duke u përplasur mjetin e efektivit të policisë.

Tv Klan