NoiziKëngëtari Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit Noizi ka pësuar një aksident mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 20.30 në autostradë në vendin e quajtur “mbikalimi i Fllakës”.

Këngëtari është transportuar në Spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e mjekëve.

Sipas burimeve spitalore gjendja e këngëtarit është jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se një ndër shkaqet e aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe një parakalim i gabuar.

Tv Klan