Një vajzë 15 vjeçare ka mbetur e vdekur pas një aksidenti rrugor. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:45 në aksin Skënderaj-Mitrovicë, në fshatin Tërrnoc.

Një veturë ka goditur disa nxënës ku si pasojë ka humbur jetën vajza 15 vjeçare, dhe një tjetër ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pritet të zbulojë shkaqe e aksidentit./KlanKosova.tv