Një 57 – vjeçar ka gjetur vdekjen në qytetin e Fierit, pasi u aksidentua në punë.

Burime zyrtare sqarojnë se burri, me iniciale P.M ka mbërritur rreth orës 12:55 në urgjencën e spitalit. Ai është futur në sallën e kirurgjisë, ku dhe ka ndërruar jetë rreth orës 13:05.

57 – vjeçari, sipas policisë, mësohet se është aksidentuar gjatë kohës që punonte për ndërtimin e ujësjellësit nga Firma “ALB STAR”, në fshatin Frakull.

Aktualisht, grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj ngjarje./tvklan.al