Një aktore e cila u bë e famshme me telenovelën, Home and Away, në Australi po lufton për jetën pasi u përfshi në një aksident të rëndë me makinë.

28-vjeçarja Jessica Falkholt dhe motra e saj 21-vjeçare Annabelle u dërguan me urgjencë në një spital në Mondayong, të New South Wales, gjatë ditës së martë.

Jessica Falkholt

Sipas të përditshmes

The Sun,

në aksidentin e tmerrshëm humbën jetën 3 persona, përfshirë prindërit e aktores. Lars Falkholt, 69-vjeç dhe gruaja e tij Vivian, 60, humën tragjikisht jetën pasi makina me të cilën udhëtonin u përplas me një tjetër mjet që u preu rrugën.

Në ndihmë të Anabelle dhe Jessicas, e cila luante rrolin e Hope Morrison në telenovelën e njohur në disa shtete, erdhën kalimtarë, si dhe oficerët të policisë që i nxorën dy vajzat nga automjeti që ishte përfshirë nga flakët. Dy motrat u nisën me helikopter drejt spitalit dhe mbeten në gjendje kritike për jetën.

/tvklan.al