Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme rreth orës 10:35, në lagjen Vasil Shanto në vendin e quajtur ish 5 Heronjtë në qytetin e Shkodrës.  Një mjet tip Furoistrad Hummer me targë AA610MB, ka përplasur 58- vjeçarin me inicialet F. D, banues në Shkodër  i cili po lëvizte me biçikletë. 

Sipas burimeve të policisë drejtuesi mjetit është larguar nga vendi ngjarjes por, vetëm disa orë më vonë policia arrestoi 19- vjeçarin, Andi Martini, banues në Velipojë, Shkodër.

 Ndërkohë i plagosur  F. D ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, momentalisht  është jashtë rreziku për jetën.

/tvklan.al