Një i super-kërkuar, i drejtësisë italiane, i etiketuar si mafiozi shqiptar, Atlin Tola, 41 vjeç, nga Durrësi është arrestuar nga policia italiane.

I akuzuar për prodhim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike, trafik ndërkombëtar të armëve, shantazh dhe krime të tjera të kryera nga Milano deri në Tiranë, ai është dënuar me 20 vite burg dhe ishte në kërkim që prej viti 2012.

Tola është arrestuar përgjatë një aksioni në provincën e Imperias, në kuadër të një operacionin masiv për kontrollet kundër terrorizimit të policisë italiane.

Agjentë duke kaluar në sitë persona të dyshimtë, kanë pikasur shqiptarin në një lokal të zonës, ky i fundit në tentativën për t’i shpëtuar kontrollit është fshehur në tualet.

Pasi e kanë detyruar të dalë dhe i kanë kërkuar gjeneralitetet ai ka deklaruar se i kishte harruar. Më pas karabinierët e kanë shoqëruar në banesë, ku nëpërmjet gjetjes së një pasaporte të babait të tij, kanë mund të zbulojnë identitetin e vërtetë të shqiptarit të shumëkërkuar në arrati.

Tashmë 41-vjeçari është shoqëruar në burg dhe po vijojnë procedurat për verifikimin të lidhjeve të mundshme në këtë territor me subjekte të lidhura me radikalizmin islamik dhe për të hetuar për perosnat që i kanë siguruar mbështetje në këto 4 vite arrati.

/tvklan.al