Aktorja amerikane, Tanya Roberts, është ende gjallë dhe nuk ka humbur jetën, ndryshe nga çfarë raportua në mediat ndërkombëtare një ditë më parë. Gjigandi britanik BBC, shkruan se 65-vjeçarja e njohur për rolet e saj në filmat James Bond dhe Engjëjt e Çarlit është gjallë dhe këtë e ka konfirmuar një përfaqësues i saj.

Ajo u shpall gabimisht e vdekur të dielën. Mirëpo gjendja e aktores është e rëndë dhe ndodhet në një spital në Los Angeles.

Mike Pingel tha për mediat se kishte shpallur gabimisht vdekjen e saj pas informacioneve që kishte marrë nga partneri i aktores. Por një telefonatë e spitalit konfirmoi se 65-vjeçarja është ende gjallë dhe qëndron në gjendje të rëndë në terapi intensive.

Roberts ka luajtur një sërë role në disa prej filmave më të njohur. Ajo ka kryer edhe rolin e një heroine nga një libër komik në vitin 1984 dhe u nominua për çmimin më të keq.

Një ditë më parë mediat ndërkombëtare njoftuan vdekjen e saj, por kjo u përgënjeshtrua disa orë më vonë nga BBC./tvklan.al