llalla-PresidencePresidenti i Republikës Bujar Nishani ka thirrur sot në një takim Prokurorin e Përgjithshëm Adriatik Llalla.

Në bisedën që zgjati rreth 30 minuta, u diskutua për situatën më të fundit pas akuzave të bëra publikisht nga Deputeti Tom Doshi.

Kreu i shtetit u njoh me angazhimet dhe veprimet që organi i akuzës ka ndërmarrë për të zbardhur këto akuza.

Kryeprokurori Llalla e informoi Presidentin lidhur me hetimet që ka nisur Prokuroria e Krimeve të Rënda për këtë çështje.

Tv Klan