Dhomat e Specializuara të Hagës kanë bërë të ditur se seanca e ardhshme për Nasim Haradinaj do të mbahet më 8 Janar të vitit të ardhshëm.

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së do të dalë para Speciales në orën 15:00 dhe nuk dihet se sa orë mund të zgjasë.

Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Haradinaj do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores”, theksohet në njoftim.

Më tej mësohet se pjesa e dytë e seancës do të shërbejë si konferencë e parë për ecurinë e çështjes./tvklan.al