Brukseli është zgjuar sot në gjendje alarmi si pasojë e një kërcënimi terrorist, në një nga qendrat tregtare më të populluara të kryeqytetit. Në orët e para të mëngjesit një i ri 26-vjeçar lajmëroi policinë se mbante veshur një jelek eksploziv.

Forcat e anti-terrorit belg shkuan menjëherë në vendngjarje dhe formuan perimetrin e sigurisë. Kryeministri belg Sharl Mishel thirri një mbledhje të jashtëzakonshme. Por pak orë më vonë, alarmi ra dhe u raportua se arrestimi i personit që pretendonte se kishte një sasi eksplozivi. Mediat belge njoftojnë se bëhet fjalë për një person me probleme mendore, i cili kishte krijuar një jelek të rremë eksploziv të mbushur me kripë.

Nga ana tjetër autoritetet belge thanë se 26-vjeçari i arrestuar ishte i njohur nga shërbimet e sigurisë dhe nuk përjashtohen lidhjet e tij me Shtetin Islamik.

Niveli i sigurisë në Belgjikë është në shkallën 3 nga 4 të mundshëm, çka dëshmon se rreziku i atentateve terroriste është ende konkret.

Ndëkohë prokuroria belge njoftoi se 3 personat e arrestuar mesnatën e së shtunës kishin në plan të godisnin një tjetër zonë tregtare në Bruksel. /TV KLAN