Albin Tahiri është sportisti i parë që garon për Kosovën në një olimpiadë dimërore. Ai është në profesion dentist. Eurosport e intervistoi Albinin në një klinikë, ku gazetari ishte në rolin e pacientit në një komunikim me tone humori.
Në një nga dhëmbët ke një vrimë. E përdor fijen për dhëmbët?
Albin Tahiri:
Eh! Në ndonjë rast e harroj.
Unë mendoj që duhet ta përdorësh. Dakord? Njerëzit në Kosovë të ndjekin?
Albin Tahiri:
Natyrisht. Kjo vlen shumë për ta, nuk kanë patur përvoja të tilla më parë.
Kurioziteti i gazetarit nuk ndalet madje duke rrezikuar për pozicionin që ndodhet.
Është e vërtetë që ti je një denist i kualifikuar?
Albin Tahiri:
Po. Mendon se do të bëja diçka të tillë tek ti, nëse nuk do të isha dentist?
Ehe jo. Ka ngjashmëri në punën e dentistit dhe skiatorit?
Albin Tahiri:
Në të dy rastet duhet të jesh i kujdeshshëm, duhet të jesh i përpiktë, të punosh shumë.
Për Albin Tahirin, Kosova nuk do të ketë vetëm atë në olimpiadën e ardhshme.
Si i shkon sportet dimërore në Kosovë, pas 4 vitesh?
Albin Tahiri:
Unë mendoj se ka shumë sportistë të rinj të gatshëm të japin më të mirën që të jenë në olimpiadë pas 4 vitesh. Unë mendoj se do të shkoj dhe vetë në Pekin. Jam ende i ri dhe plot energji.
A njeh ndonjë sportist tjetër këtu që është parukier?
Albin Tahiri: Unë them që të fillojmë me gërryrjen tani.
/Tv Klan