ALBSIG ka disbursuar me shpejtësi 1.5 milionë Euro si kompensim për dëmet e shkaktuara nga zjarri tragjik në qendrën tregtare në Lushnje. Zjarri la një gjurmë të rënduar financiare, megjithëse fatmirësisht nuk pati humbje jete.

Juristi i kompanisë përfituese: Unë jam Lorel Feracaku, jurist i kompanisë “Metropol Center” ku në 25 Dhjetor 2023 u përfshi nga flakët. Në momentet e para, kanë qenë mjaft kritike pasi qendra ka qenë e mbipopulluar për shkak të festave. Një pjesë e objektit ka qenë e siguruar nga shoqëria ALBSIG, ku përfaqësues të saj, si nga drejtues, ashtu edhe në grupet e inspektimit kanë qenë prezentë që në momentet e para duke dhënë suport dhe mbështetje gjatë gjithë procesit. Shprehim falenderim për ALBSIG për suportin mbi pajisjen me dokumentacion dhe shpërblimin në kohë rekord.

Dritan Kastrati, Zv/Drejtor i Përgjithshëm i ALBSIG: Dëmi në qendrën Metropol ishte i përmasave tejet të mëdha. Ftamirësisht pa dëme në njerëz. ALBSIG ishte përgatitur për të bërë përmbylljen e dëmit në një kohë rekord. Menjëherë, klientit i është bërë pagesa prej 300 mijë Eurosh në llogarinë e tij. Aktualisht që flasim, dëmshpërblimi është mbyllur në vlerën totale, 1.5 milionë Euro.

ALBSIG është një prej kompanive më prestigjioze të sigurimeve në vend dhe këtë e tregon serioziteti i vazhdueshëm në mbulimet nga dëmet, si për bizneset ashtu edhe për individë. Vetëm gjatë tre muajve të fundit, kosto e dëmshpërblimeve i kalon 4 milionë Euro për vetëm dy incidente. ALBSIG, pjesë e Kastrati Group, ofron paketa të plota sigurimi për bizneset dhe ruan një nivel të lartë partneriteti me klientët.

Tv Klan