AldoMorningShow Emision mëngjesi nga #AldonLipe në #TvKlan

Dajana Shabani habit Aldon: Në 2016 kam qenë në një moment kritik, ti ma ke ndryshuar jetën…

Në emisionin “Aldo Morning Show” ka telefonuar moderatorja e njohur Dajana Shabani e cila ka treguar një histori që as vetë Aldo nuk e dinte. Ajo shprehet se është një fanse shumë e madhe e Aldos dhe e ka tepër xhan, sepse një emisioni që ai ka zhvilluar në Qershor të vitit 2016, i ka ndryshuar jetën moderatores e cila gjendej në një moment kritik të jetës së saj.

Dajana Shabani: Nuk jam përgjithësisht fanse e askujt, ndërsa me Aldon është një çikë ndryshe sepse në Qershor të 2016 unë kam hapur televizionin tek Aldo, unë kam qenë në një moment kritik të jetë sime, shumë problematik dhe një e thënë e Aldos më ka ndryshuar komplet.

Aldo: Ma kujto.

Dajana Shabani: Jam një fanse e madhe.

Aldo: O të vdes unë, ma kujto se çfarë thënie se kush e mban mend.

Dajana Shabani: Ke bërë totalisht një emision në të cilin ke mbrojtur një person timin, ti mund ta kesh bërë absolutisht pa dashje fare, por sinqerisht nga ai moment, edhe miqtë që unë njoh i kam thënë nuk po e has atë person që minimumi t’i bëj një shishe verë. Më ke dhënë forcën më të madhe dhe nga ai moment unë kam ndërruar komplet faqe domethënë. Sinqerisht dhe virtualisht nga larg të kam shumë xhan.

Anxhela Peristeri: Jam supersticioze, njësoj si babi. Po pashë mace të zezë kthehem mbrapsht

Në një intervistë tek “Aldo Morning Show” , ka qenë këngëtarja e njohur Anxhela Peristeri, e cila këtë vit do të marrë pjesë tek “Kënga Magjike” me këngën “Kalimtar”, ku sipas saj kjo këngë është një histori e përjetuar, një mashkull në jetën e femrës që është kalimtar. Gjithashtu ka dhënë edhe një mesazh për të gjithë artistët që mund të zhgënjehen nëse nuk kalojnë në finale sepse dhe ajo vetë nuk është futur 3 herë në finale tek “Kënga Magjike”, por në vitin 2017 ajo arriti ta fitonte çmimin e parë në këtë festival.

E pyetur nga Aldo nëse është supersticioze, Anxhela shprehet se po dhe pikërisht me macen e zezë nëse i del para.

Aldo: Je supersticioze?

Anxhela Peristeri: Po jam. Për shembull po pashë mace të zezë kthehem mbrapsht.

Aldo: Seriozisht e beson këtë?

Anxhela Peristeri: Po. Faktikisht ma ka fiksuar dhe babi dhe ai gjithmonë kthehet. Po më ka ndodhur që kur kam kaluar o ka ndodhur ndonjë sherr ose ka ndodhur ndonjë gjë që kështu tani kthehem mbrapsht. /tvklan.al