PS dhe aleatët e saj të vegjël kanë thirrur një tjetër tryezë të partive politike më 30 mars. 5 parti pjesëmarrëse në koalicion Aleanca për Shtetin u shprehën kundër riformulimit të KQZ-së .

“Të gjitha propozimet e opozitës do të diskutohen një nga një. Për të gjitha ato propozime do të ketë një mirëkuptim nga përfaqësuesit e Alenacës për Shtetin. Ne do të japim trajtën e një projektligji dhe nga ana tjetër do të paraqesim në tryezën brenda datës 30 dhe propozimet tona në mënyrë që tryeza të mbarojë dhe ne të vazhdojmë me elementë të tjerë të marrëveshjes të cilat nënkuptojnë një proces të gjatë deri ditën e zgjedhjeve.”/tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame