Finalja e spektaklit më të ndjekur “Dance With Me” ka nisur ndryshe nga herët e tjera. Mbrëmja nisi me prezantimin e moderatorit Ermal Mamaqi. Sipas Mamaqit, mes tij dhe Vejsiut ka pasur një “zënkë”.

“Neve na ndan vetëm një perde nga studio ime me, me studion e “Dance With Me” dhe unë mezi e kam pritur këtë natë. Alketa mungon sot dhe unë do jem këtu”,

tha Ermali për publikun.

“Me Alketën ndodhi ajo që duhet të ndodhte, u zumë. Po erdhe ti, nuk vi unë. Do vija si i ftuar, por Alketa tha, o unë, o ai. Çohet zonja dhe ikën”.

Por e gjitha kjo ka qenë vetëm një shaka, pasi pas disa minutash Vejsiu është shfaqur në studio duke interpretuar një këngë së bashku me Mamaqin, ku nuk mungoi dhe një kërcim që shoqëroi këngën./

tvklan.al