1

Çdo muaj, më shumë se 3 milionë gra në Shtetet e Bashkuara janë të rrezikuara nga konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë.

Kjo u bë e ditur përmes një raporti të publikuar sot nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

“Alkooli mund të dëmtojë përgjithmonë një fëmijë që ndodhet në barkun e nënës. Konsumimi i alkoolit gjatë shtatzënisë është i lidhur me një sërë komplikimesh dhe rezultatesh të dobëta riprodhuese, si dhe mund të shkaktojë çrregullime të tjera, si aftësi të kufizuara fizike, çrregullime në sjellje dhe të aftësive intelektuale”.

Gjithashtu alkooli është një nga shkaqet kryesore të aftësisë së kufizuar intelektuale tek fëmijët

”- thuhet në raport.

160127154521-woman-alcohol-bar-exlarge-169

Më tej raporti shtoi se të gjitha gratë duhet të informohen dhe të ndalojnë sa më shpejt konsumimin e alkoolit sidomos në këtë fazë tejet jetësore dhe të rëndësishme për mirëqenien e fëmijës./tvklan.al