Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Nikki Haley, ka dhënë qëndrime pozitive për Kosovën. Duke folur në Këshillin e Sigurisë, ajo theksoi se Kosova e meriton të jetë anëtare e OKB’së.

Ndërsa vlerësoi se qeveria e Prishtinës duhet të forcojë qeverisjen dhe sundimin e ligjit.

“Duhet të njihet progresi i Kosovës. Kosova duhet të jetë anëtare e OKB’së dhe anëtare e barabartë e komunitetit ndërkombëtar”, është shprehur Haley.

Në këtë mënyrë ambasadorja amerikane konfirmon mbështetjen e plotë të administratës Trump për Kosovën. Më herët edhe pjesëtarë të tjerë të qeverisë të Shteteve të Bashkuara konfirmuan një gjë të tillë. /tvklan.al