igli-amberaa

Xhelozia ia kishte errësuar sytë Igli Metës, të akuzuarit kryesor për vrasjen ç’njerëzore të 17 – vjeçarit shqiptar Ismail Lulli, më 19 Korrik në Pezaro. Ai ishte gati kryente një tjetër vrasje, një bashkëmoshatar nga Maqedonia, i cili kishte kryer marrdhënie seksuale me të dashurën e tij shqiptaro – maqedonase Ambera Saliji, arsyeja për të cilën Igli Meta vrau Ismail Lullin.

Këtë e ka dëshmuar vetë Ambera, e cila prej orës 8 të mëngjesit, për më shumë se 5 orë, u mor në pyetje nga karabinierët në Urbino. Mediat italiane bëjnë të ditur se edhe ajo rrezikonte të vritej nga Igli Meta.

Ambera u ka thënë hetuesve se më 17 Korrik, Igli Meta e kishte marrë në të njëjtin vend, ku dy ditë më vonë do të vriste Ismail Lullin. Sipas saj, në diskutim e sipër, Igli e kishte rrahur, e kishte goditur me grushta e shkelma, e kishte fyer e kërcënuar. Duke pasur frikë se Igli e vriste, Ambera kishte pranuar të kryente me të marrëdhënie seksuale, pas atij diskutimi të dhunshëm.

Por ajo pranon se në atë moment, kishte kuptuar se Igli e kishte humbur llogjikën. Mikeshave të saj u kishte thënë se ndjente se diçka e keqe do të ndodhte. Ambera kishte parë thikën, me të cilën Igli kreu krimin. Vetë ai ia kishte dërguar në një foto në WhatsApp. Në një tjetër thikë më të errët ishin gëdhendur emrat “Igli e Ambi” dhe data e tyre e lidhjes 9/2/2011.

SMS -në që e futi në kurth Ismailin, Ambera thotë se ia kishte dërguar vetë ajo, me kërkesë të Iglit, i cili i tha se donte thjeshtë të sqarohej me të. Por ajo thotë se nuk ia kishte idenë se çfarë do të ndodhte më pas.

Tv Klan