Një rekord i ri në atletikën botërore. Atletja amerikane, Kendra Harrison e vendosi atë në garën e 100 metrave me pengesa, në turneun “Daimond League”, të Londrës.

Harrison ndali kronometrin në 12 sekonda e 20 të qindat, duke thyer pas më shumë se 28 vitesh rekordin e vendosur nga atletja bullgare Dankova në vitin 1988.

Ky triumf ishte i papritur edhe nga vetë atletja, që për ironi të fatit nuk arriti të kualifikohet në ekipin Olimpik të Shteteve të Bashkuara që do të marrë pjesë në “Rio 2016”.

Për ta bërë më dyshuese Harrison menduan edhe organizatorët, pasi gabuan në tabelën elektronike duke vendosur në fillim kohën 12 sekonda e 58 të qindat.

Vetëm pas korrigjimit, atletja amerikane kuptoi se kishte vendosur një limit të ri në historinë e garës së 100 metrave me pengesa.

Por edhe një herë, lajmi kryesor i pistave të atletikës ishte Usain Bolt. Atleti xhamajkan u kthye te fitorja në garën e 200 metrave, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në Lojërat Olimpike, pas dëmtimit që ngriti shumë dyshime në lidhje me të ardhmen e tij./TV KLAN